Telegrafi

Samadrexha e Vushtrrisë: Katër vite pa rrjet të ujësjellësit, ujin e bartin nga vendet e tjera (Video)

Në shumë fshatra të Vushtrrisë akoma mungon rrjeti i ujësjellësit, dhe uji i pijshëm.

Ndërsa më së vështiri e kanë banorët e fshatit Samadrexhë, të cilët përballen me mungesën e ujit të pijes. Pa ujësjellës, e me ujë të puseve, i cili është jocilësor, banorët po detyrohen të bartin ujin nga vendet e tjera, përcjell Telegrafi.

Hamdi Maloku, banorë i  Samadrexhës së Vushtrrisë tregon për RTV Dukagjinin, gjendjen e vështirë  të furnizimit me ujë në këtë fshat të Vushtrrisë.

“Problemi uji të pijes është shumë problem i madh, sepse puset janë të papastra”, deklaroi Hamdi Maloku, duke shtuar se rrjeti është instaluar para katër viteve, por uji ende nuk ka ardhur.

Një tjetër banore e këtij fshati rrëfen se situata është mjaft e rëndë pasi uji duhet bartet me kova.

“Tu bartë ujin me kova, ne s’mundemi me qëndru gjatë. Ujësjellësin e kanë premtua, por zgjidhje ende nuk na kanë bërë”, shprehet banorja tjetër e Samadrexhës./Telegrafi/