Telegrafi

Sam Smith: Unë nuk e bëra testin, por e di se kam coronavirus

Sam Smith (Foto nga Kevin Winter/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

Deri më tani yjet e njohura, si Tom Hanks, Idris Elba, Pink e princi Charles, kanë folur për përvojat e tyre me virusin, dhe tani ne mund të shtojmë një emër tjetër në atë listë.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur, Sam Smith, cili po pretendon se është prekur nga virusi vdekjeprurës, shkruan Cosmopolitan.

Edhe pse muzikanti nuk bëri një test për të marrë një diagnozë zyrtare, thuhet se ai kishte simptoma. Këngëtari u hap për vetdiagnostikimin e tij me coronavirus ndërsa u intervistua nga Zane Lowe në FaceTime.

Sam Smith (Foto nga Rick Kern/Getty Images for iHeartMedia/Guliver)

“Unë nuk u testova, por e di se e kam atë. Unë thjesht do të supozoj se e kam, sepse gjithçka që kam lexuar plotësisht e tregoi atë. Kështu që po, mendoj se patjetër që kisha virusin”, ka thënë ai.

Ata gjithashtu folën për mënyrën se si motra e Sam filloi të shfaqë të njëjtat simptoma, kështu që të dyve iu është dashur të vetizolohen. /Telegrafi/