Telegrafi

Sam Smith tregon historinë prekëse pse vendosi të veshë taka në tapetin e kuq të GQ

Sam Smith në GQ Awards of Men of the Year (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Të mërkurën e 4 shtatorit, është mbajtur eventi i madh “GQ Awards of Men of the Year”, në Londër, që mblodhi yje të shumtë të arenës ndërkombëtare.

Këngëtari i njohur, Sam Smith, ishte një prej atyre që nuk mungoi në këtë mbrëmje.

Ai pati një paraqitje të shkëlqyer dhe mjaft glamuroze në tapetin e kuq të eventit, teksa thotë se këtë radhë ka pasur mundësinë të bëjë diçka që e ka dëshiruar shumë më parë.

Sam Smith në GQ Awards of Men of the Year (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Teksa u shfaq i veshur me një kostum të zi dhe elegant për meshkuj, Sam kishte të veshur këpuca lëkure me taka, prapa së cilave duket se ka një histori interesante nga e kaluara.

Këtë gjë, ai e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram pas shfaqjes, duke treguar se pse vendosi që në këtë event të kishte një paraqitje të tillë.

“Unë sapo u ktheva në shtëpi nga një mbrëmje e mrekullueshme dhe ndërsa po ecja në derën e hyrjes u ndala të dëgjoja takat e mia teksa kërcisnin në dysheme. Dhe thjesht u ndjeva i lumtur” shkroi Sam Smith.

Ai vazhdoi: “Kishte një kohë kur unë mendoja se kurrë nuk do të jem në gjendje të jem vetvetja industrisë ose kujtdo. Ndihem kaq mirë dhe unë thjesht desha ta ndaj me ju të gjithë, dhe të ndaj një fotografi të takave të mia GORJ Gucci. Ato do të jenë gjithmonë takat e mia të virgjërisë”, ka shkruar më tej artisti i njohur.

Sam Smith përndryshe e ka deklaruar hapur vite më parë se është homoseksual, duke thënë se gjatë gjithë jetës së tij ishte ndjerë ndryshe dhe i detyruar të fshihej nga kjo ndjenjë. /Telegrafi/

Sam Smith në GQ Awards of Men of the Year (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

 

Sam Smith në GQ Awards of Men of the Year (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)