Sam Smith u pa duke shkëmbyer puthje në buzë me të dashurin e tij të përfolur, Christian Cowan, në rrugët e New Yorkut.
31 vjeçari u fotografua më pas duke përqafuar shoqen e tyre të ngushtë, Kim Petras, gjersa po festonin Paradën e Krenarisë në Manhattan.
Artisti i famshëm kishte veshur një palë xhinse të shkurtra dhe çizme kauboj, ndërsa partneri i tij u shfaq me një kapelë po ashtu kauboj.
Kim, 30 vjeçare, po buzëqeshte duke përqafuar Samin dhe kishte veshur një fund të shkurtër me lule.
Gjatë muajve të fundit vlen të ceket se Sam dhe Christian kanë kaluar shumë kohë së bashku.
Për Paradën e Krenarisë në New York do të mbahej edhe një koncert, në të cilin do të interpretonin yje si: Bad Bunny dhe Christina Aguilera.
Krijuesi i hitit “Hoë do you sleep?” ka qenë në vëmendje këtë periudhë për shkak të veshjeve në publik. /Telegrafi/