Site icon Telegrafi

Sam Smith shihet rrugëve të New Yorkut nën shoqërinë e një mashkulli, që dyshohet të jetë i dashuri i tij i ri

Sam Smith doli për mëngjes në kafenenë “Hudson Clearwater” në New York City së bashku me të dashurin e tij të përfolur Christian Cowan të shtunën.

Këngëtari britanik, 31 vjeç, i cili është deklaruar si jo-binar (i papërcaktuar në gjini) përdor përemra neutralë gjinorë, kishe veshur një bluzë ngjyrë rozë dhe një palë pantallona të shkurtra dhe atlete.

Sam konsumoi një kafe ndërsa u nis për të eksploruar qytetin nën rrezet e diellit, shkruan DailyMail.

Interpretuesi i hitit “Stay With Me” dukej në humor të mirë përkrah të dashurit të tyre të përfolur Christian.

Christian ndërkohë kishte veshur një bluzë të bardhë me slogan dhe pantallona të shkurtra të zeza.

Dyshja kanë ngjallur thashetheme për një lidhje në muajt e fundit pasi janë parë së bashku në disa raste.

Në fillim të këtij viti, ata morën pjesë së bashku në “Some Like It Hot” në Broadway, por ata ende nuk e kanë konfirmuar nëse janë në lidhje. /Telegrafi/

Exit mobile version