Telegrafi

Sam Smith shfaqet me fustan rrugëve të New Yorkut, teksa në një moment e ngre lart dhe tregon të brendshmet e tij

Sam Smith tregoi të brendshmet e tij gjatë një shëtitjeje në New York, të shtunën

I veshur me një fustan të bardhë të tejdukshëm dhe me pelerinë, këngëtari 31 vjeçar, ngriti materialin e rrjedhshëm të fustanit për të shfaqur të brendshmet e tij me vija blu.

Në rrugët e rrëmujshme të New Yorkut, Sam po shkonte në “The Duplex” së bashku me një grup miqsh kur vendosi të tregojë se çfarë fshihet poshtë fustanit të tij, shkruan DailyMail.

Sam, i cili identifikohet si jo-binar (i papërcaktuar në gjini) dhe përdor përemrat ai/ajo, doli i veshur me një palë çizme perëndimore ngjyrë kafe dhe për aksesorë kishte një çantë dore me stampa prej lëkure të gjarprit.

Duke kompletuar dukjen e saj, interpretuesi i hitit “Unholy” kishte vendosur edhe një palë syze të zeza.

Ylli i “Stay With Me” aktualisht është i zënë me promovimin e këngës së tij më të fundit, “Vulgar”, një duet me Madonnan.

Kënga e re “Vulgar” vjen gati katër muaj pasi Sam u komentua shumë për performancën e tij të guximshme në “Grammy Awards 2023”, që u mbajt në shkurt.

Por bashkëpunimi me Madonnan është një pikë shumë e nevojshme për interpretuesin e hitit “Stay With Me”, pasi së fundmi ai u detyrua pjesën tjetër të koncerteve në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të problemeve të kordave vokale.

Fansat mbetën në errësirë pasi Sam papritmas anuloi koncertin e tyre në “AO Arena” në Manchester pas interpretimit të vetëm disa këngëve.

Këngëtari më vonë lëshoi një deklaratë, duke këmbëngulur se nuk mund të vazhdonte pasi mjekët vunë re se “diçka nuk shkonte vërtet” me zërin e tij. /Telegrafi/