Telegrafi

Sam Smith shëtit në rrugët e Londrës pa masa mbrojtëse, një ditë pasi tregoi se është i izoluar në shtëpi

Sam Smith (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Sam Smith është njëri nga këngëtarët që bëri bujë në rrjet pas një videoje të publikuar duke folur për gjendjen momentale që ka kapluar botën.

Në të njëjtën video ai ka informuar ndjekësit se tashmë po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të përhapjes së pandemisë coronavirus, shkruan Daily Mail.

“’Unë jam aktualisht në shtëpinë time. Kam dhimbje koke dhe alergji, por mendoj se jam mirë. Unë doja të qëndroja vetëm për të qenë i sigurt. Kjo është një kohë e tejet çuditshme”, ka thënë Sam.

Por, një ditë pas, këngëtari u drejtua jashtë vendit të tij, ku shihet duke u shëtitur nëpër rrugët e Londrës.

Krijuesi i hitit “Writing on The Wall” duket thellë në mendime ndërsa mban në dorë një kafe.

Ai duket se ka vendosur të shëtisë në ajër të pastër, pasi është alternativa më e mirë për ta ndihmuar në mirëqenien e tij mendore.

Ndërkaq, këngëtari jeton në një rezidencë 12 milionë dollarëshe në Londër, në të cilën ai ka vendosur masa sigurie, pasi që e kishin grabitur dy herë në vetëm një vit. /Telegrafi/