Sam Smith ka zgjedhur që të riemërojë emrin e albumit të tij të radhës për shkak të pandemisë coronavirus.
Megjithëse fansat e tij po e presin me padurim, kantautori ka treguar se lansimi i albumi do të shtyhet për në një kohë më të përshtatshme.
Krijuesi i hitit “Stay With Me” ka vendosur që titulli i veprës muzikore mund të konsiderohet “i pahijshëm” në mes të kësaj krize globale, shkruan Mirror.
Ishte planifikuar që albumi të publikohej këtë javë, ndërsa Sam tregoi tregoi se fjala “vdes” në titullin e tij do të largohet.
“Albumi im i ri e kishte fjalën ‘vdes’ në titull dhe unë u ndjeva vërtet pakëndshëm me atë që po ndodh (coronavirus) dhe e rëndësishme është që unë të jem i ndjeshëm për fansat e mi”.
“Ky ka qenë një moment vërtet i trishtuar që do të ndryshojë emrin dhe kopertinën e albumit”, ka deklaruar Smith.
I pyetur për një datë të re, Sam është shprehur se lansimi i materialeve të reja muzikore do të bëhet kur ai të ndihet më mirë. /Telegrafi/