Kënga “Bonbon” e këngëtares Era Istrefit është pa diskutim një prej këngëve më të suksesshme shqiptare.
Plot 600 milionë është shifra e klikimeve që kjo këngë numëron në kanalin YouTube.
Ishte pikërisht ky projekt, që i hapi dyert artistes kosovare drejt një famë ndërkombëtare, këtë e dëshmoi edhe fakti që ajo u zgjodh si njëra ndër interpretueset e himnit të Kampionatit Botëror 2018.
Kënga “Bonbon” është dëgjuar dhe ka rënë edhe në veshin e shumë personazheve të famshëm ndërkombëtarisht.
Së fundmi, ka qenë këngëtari i famshëm Sam Smith, ai i cili mesa duket ka ngelur i impresionuar nga kjo këngë.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në InstaStory një fotografi, përmes së cilës ka treguar se po dëgjonte këngën “Bonbon” të Istrefit.
Duket se kjo këngë është ndër më të preferuarat të Samit kohëve të fundit.
Dalë nga dalë, Era po arrin që të promovohet si artiste edhe te emrat e mëdhenj të muzikës. /Telegrafi/