Telegrafi

Sam Smith merr vëmendje me paraqitjen gjatë performancës në Royal Albert Hall

Sam Smith dukej në humor të mirë teksa u ngjit në skenën e Royal Albert Hall në Londër për një performancë të enjten.

Këngëtari 30 vjeçar tregoi stilin me një jelek të zi, të cilin e kishte veshur me një bluzë të tejdukshme sipër.

Krijuesi i hiteve, i cili identifikohet si jo-binar dhe përdor përemrat ata/ato, ka veshur gjithashtu një mantel të zi për disa nga performancat.

Sam Smith (Foto: Getty Images)

Teksa është kthyer në biond, Sam kishte vënë edhe një palë vathë ari dhe performoi me një mikrofon të ngjashëm.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sam Smith

Ylli o “I’m Not The Only One” ka interpretuar disa nga hitet e tij më të mëdha e ka kërcyer me një grup valltarësh.

Artisti së fundmi është duke shijuar suksesin e këngës së re “Unholy”, që ishte numër një në Mbretërinë e Bashkuar.

Sam Smith (Foto: Getty Images)

Këngëtari i zhanrit pop theksojmë u përjashtua nga kategoritë gjinore në çmimet Brits 2021.

Sistemi i ndarjes së çmimeve kanë diskutuar për kategoritë e nominimit të artistëve, përfshirë çmimet për “artistin më të mirë mashkull britanik” dhe “artisten më të mirë mashkull britanike”.
Kjo do të thotë se nuk ka vend për Smith, i cili i përdor vetat në të dy gjinitë që kur u deklarua si jo binar (i përcaktuar) në shtator të vitit 2019.

Sam Smith (Foto: Getty Images)

Ai tha në atë kohë: “Pas një jete të tërë duke qenë në luftë me gjininë time kam vendosur të përqafoj veten time për atë që jam, brenda dhe jashtë”. /Telegrafi/

Sam Smith (Foto: Getty Images)