Telegrafi

Sam Smith kërkon që t’i referohen në gjininë asnjanëse

Sam Smith (Foto: Alexandre Schneider/Getty Images/Guliver)

Sam Smith ka kërkuar nga fansat e tij që të mos i referohen me përemra të gjinisë mashkullore , prej se është deklaruar me ‘gjini të papërcaktuar’.

Këngëtari i muzikës pop ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me këtë vendim duke treguar se i është dashur të mendohej shumë para se ta deklaronte veten të tillë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sam Smith

“Pas një lufte jetësore me gjininë time, kam vendosur ta pranoj veten ashtu si jam, brenda dhe jashtë”.

“Kam pasur shumë emocione për ta shpallur këtë, sepse i kushtoj shumë vëmendje asaj që thonë njerëzit”, ka shkruar mes tjerash 27-vjeçari.

Para gjashtë muaj, Smith deklaroi se nuk ndihet as mashkull as femër, por “diçka ndërmjet”, ndërsa ka theksuar se njerëzit përreth tij e mbështesin vendimin që ka marrë. /Telegrafi/