Një ndër yjet e Hollywood më e komentuar për lidhjet e saj të dashurisë është 36-vjeçarja, Britney Spears.
Prej disa kohësh biondina është përfolur në media për lidhjen e saj me 23-vjeçarin, Sam Asghari, madje u raportua se dyshja ka shkëmbyer edhe unazat e fejesës.
Por, që janë në lidhje më nuk ka dyshim pasi që tashmë këngëtarja ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram duke u puthur me të dashurin.
Në fakt, ai i ka bërë një befasi duke shkuar në koncertin e këngëtares në shtetin belg dhe nuk ka kaluar pa shpërblyer amerikania.
Fillimisht nisi të bëjë një vallëzim sensual para tij, por që Asghari nuk ka mundur të rezistojë dhe i dha një puthje pasionante.
“Sam Sghari erdhi për të më vizituar në Belgjikë, kështu që vallëzuam para shfaqjes sime! Çfarë mbrëmje e përsosur “, shkroi me këtë rast këngëtarja në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Spears është duke punuar krahas koncerteve edhe në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/