Site icon Telegrafi

Sam Asghari reagon pas incidentit të Britney Spears me truprojën e Victor Wembanyama: Jam kundër dhunës në çdo formë

Sam Asghari reagoi kundrejt truprojës së Victor Wembanyama pasi ai dyshohet se e goditi gruan e tij, Britney Spears, kur ajo u përpoq të bënte një foto me yllin e NBA-së.

Pas incidentit, i cili ndodhi në restorantin Catch në Las Vegas të mërkurën mbrëma, Asghari bëri një postim në InstaStory për të shprehur zhgënjimet e tij.

“Unë jam kundër dhunës në çdo formë, veçanërisht pa justifikim në mbrojtjen e vetes apo të dikujt tjetër që nuk është në gjendje të mbrohet”, shkroi 29-vjeçari.

Foto: Screenshot/Instagram

“Vetëmbrojtja mund të jetë e pashmangshme, por mbrojtja e çdo gruaje, veçanërisht gruas sime, nuk është e diskutueshme”, vazhdoi ai. “Shpresoj që burri në fjalë të marrë një mësim dhe të ndryshojë mospërfilljen e tij për gratë”.

Lexo po ashtu Britney Spears e tronditur kërkon 'falje publike' nga Victor Wembanyama pas incidentit me shuplakë në Vegas

Ai vazhdoi: “Nuk mund ta imagjinoj një skenar ku një fanse femër e paarmatosur që tregon ndonjë lloj emocioni apo vlerësimi për një personazh të famshëm do ta bënte atë të sulmohej fizikisht, aq më pak të goditej në fytyrë për goditjen e dikujt në shpatull”.

Foto: Screenshot/Instagram

Aktori e përfundoi postimin duke thënë se ai “pret me padurim” të shohë se si ekipi do ta trajtojë situatën dhe “ndryshimet” që ata shpresojnë të bëjnë.

Sipas TMZ , Spears, 41 vjeçe, u godit në fytyrë nga një anëtar i sigurisë së Wembanyama pasi ajo kërkoi të bënte një foto me të.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja e “Toxic”, e cila thuhet se është një fanse e madhe e 19-vjeçarit, dyshohet se “e ka goditur në shpinë, në shpatullën e djathtë” për të tërhequr vëmendjen e tij përpara se të “mbrapsët” nga roja i sigurisë.

Spears, e cila ishte jashtë për darkë me bashkëshortin dhe menaxherin e saj Cade Hudson, u godit aq fort sa që syzet e saj thuhet se u rrëzuan ndërsa ajo ra në tokë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version