Telegrafi

Sam Asghari e largon nga lista e ndjekësve në Instagram Britney Spearsin

Sam Asghari e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Britney Spearsin, pasi paraqiti kërkesën për divorc në fillim të këtij muaji pas vetëm 14 muajsh martesë.

Që kur u publikuan lajmet për ndarjen e tyre, një sërë akuzash kanë shpërthyer nga të dyja palët, përfshirë atë se këngëtarja e tradhtoi ish-trajnerin e fitnesit.

Megjithatë Sam vazhdoi ta ndiqte Britneyn deri këtë të mërkurë, kur më në fund vuri gishtin te butoni ‘unfollow’.

Foto: Screenshot/Instagram

Kohët e fundit u pretendua se Britney besonte se Sam po ‘punonte fshehurazi’ me babanë e saj, Jamie, duke i dhënë atij informacione që do ta ndihmonin ta mbante të mbyllur në konservatorin e saj 13-vjeçar.

Lexo po ashtu Britney Spears beson se Sam Asghari ka punuar fshehurazi me të atin për t’i dhënë informacione mbi jetën e saj

Një burim i afërt me yllin e popit tani ka pohuar se ajo filloi të kishte dyshime serioze për lidhjen shumë kohë përpara se të ndaheshin zyrtarisht.

Foto: Screenshot/Instagram

Sipas burimit të brendshëm të familjes Spears, Britney kishte filluar të dyshonte se aktori – me të cilin ajo filloi të takohej pesë vjet para se të përfundonte konservatori i gjatë i babait të saj mbi të – kishte punuar me Jamie, 71 vjeç, për t’i dhënë atij detaje personale për jetën e saj.

Sam dhe Britney u takuan në xhirimet e videos së saj në “Slumber Party”, gjersa zyrtarizuan lidhjen më 28 dhjetor të vitit 2016.

Foto: Getty Images

Në atë kohë, jeta e Britney drejtohej nga babai i saj, i cili kishte kontroll të plotë mbi financat, karrierën dhe aktivitetet e përditshme. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram