Site icon Telegrafi

Sam Asghari bëhet xheloz për Brad Pittin, teksa i drejtohet Britney Spears: Jam dhjetë herë më i mirë se ai

Sam Asghari duket se është pak xheloz në lidhje me dashurinë e Britney Spears ndaj Brad Pit.

Në një video të postuar në faqen zyrtare në Instagram, Asghari shfaqet duke treguar një fotografi të yllit të Hollywoodit, e cila gjendet në dhomën e tyre, teksa në sfond dëgjohen edhe reagimet e Britney.

“Në rregull, kemi një problem të madh”, tha Asghari, që kishte vënë një kapele kauboji rozë në klipin e shpërndarë me ndjekësit.

“E dashura ime ka një fotografi të…Kush është ky? Brad Pitt”, menjëherë u dëgjua Spears duke thënë ‘Një dhe i vetmi’.

“Po, i vetmi Brad Pitt në dollapin e saj. Nuk mendon se mund ta bëj këtë?”, ai pyeti me një të qeshur, me jehonë nga Spears jashtë kamerave, përpara se të mbante një tharëse flokësh rozë dhe të imitonte Pitt si JD.

Lexo po ashtu Britney Spears është shtatzënë, në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e ri Sam Asghari

“Unë jam 10 herë më i mirë se ai djalë”, u përgjigj Asghari, 28 vjeç – ndërsa e rrëzoi kornizën rozë të fotografisë me fytyrë poshtë në një tavolinë.

Ajo dhe Sam njoftuan për fejesën e tyre përmes Instagramit në shtator të vitit 2021.

Në fillim të këtij muaji, ylli i muzikës pop njoftoi se është në pritje të një fëmije.

Biondja në anën tjetër ka edhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme. /Telegrafi/

Exit mobile version