Shefi ekzekutiv i OpenAl, Sam Altman, tha se komuniteti mysliman në industrinë e teknologjisë nuk ndihen rehat kur flasin për përvojat e tyre, pasi ndikohen nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit.
“Kolegët myslimanë në industrinë teknologjike nuk ndihen mirë kur flasin për përvojat e tyre, shpesh nga frika e hakmarrjes”, tha Altman.
Ai kërkon që anëtarët e këtij komuniteti të trajtohen më me ndjeshmëri se të tjerët.
Ndërsa u pyet për përvojat e hebrenjve, Altman tha se antisemitizmi është problem në rritje, por myslimanët kanë nevojë për më shumë përkrahje.
Mbrojtësit e të drejtave theksojnë se antisemitizmi dhe islamofobia janë rritur ndjeshëm në SHBA dhe më gjerë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.
Madje thuhet se dy muaj pas fillimit të luftës incidentet e motivuara nga islamofobia dhe paragjykimet kundër palestinezëve dhe arabëve janë rritur për 172 për qind vetëm në SHBA. /Telegrafi/