Red Bull Salzburgu e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Bayern Munichut (1-0) të ndeshjes së parë të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Në takimin e zhvilluar në Red Bull Arena të parët rrezikuan mysafirët me anë të Serge Gnabry, por goditja e tij u ndal nga Philipp Kohn.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të me golin e Chukwubuike Adamu, i cili pranoi një asistim nga Brenden Aaronson për të shënuar.
Në vijim, Brenden Aaronson pati një mundësi të mirë për nikoqirët, derisa në anën tjetër rrezikoi Leroy Sane.
Në fund të gjysmës së parë pati një situatë të dyshimtë penalltie për Salzburgun, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari Michael Oliver konfirmoi se nuk ishte penallti. /Telegrafi/
It's RB Salzburg's first ever knock-out stage game in the #UCL and Chikwubuike Adamu's first.
What a goal to start with, and against Bayern! 😳🚀
— GIDINHO.. (@BayoPsalm) February 16, 2022