Site icon Telegrafi

Salt Bae theu rregullin e artë të FIFA-s kur ishte në fushë gjatë finales së Botërorit – Infantino vërshohet me akuza

Gianni Infatino ka shkelur rregulloren e FIFA-s, në momentin që e ka lejuar kuzhinierin turk, Nusret Gokce të futet në fushë, pas përfundimit të finales së Kampionatit Botëror në mes të Argjentinës dhe Francës.

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit ishte i pranishëm në atë përballje, ku argjentinasit fituan 4-2 në penallti ndaj francezëve, për t’u kurorëzuar kampion botëror.

Por, Infantino ka shkelur rregullat strikte të organit qeverisës botëror në lidhje me atë se kush lejohet të prekë trofeun e Kampionatit Botëror.

“Dizajni i saj aktual daton në vitin 1974”, thuhet në faqen e internetit të FIFA-s.

“Si një nga simbolet sportive më të njohura në botë dhe një ikonë e paçmuar, Trofeu origjinal i Kupës së Botës FIFA mund të preket dhe mbahet vetëm nga një grup shumë i zgjedhur njerëzish, i cili përfshin ish-fituesit e Kupës së Botës FIFA dhe krerët e shteteve”, thuhet më tej në rregullore.

“Sal Bae” jo vetëm që kishte kontakt me lojtarët e Argjentinës, ai ia doli ta mbante trofeun në duar dhe ta puthte atë, derisa Infatino e ka atë mik të ngushtë, pasi frekuenton shumë restorantin e tij.

Natyrisht se ky veprim i kuzhinierit turk ka acaruar legjenda dhe analistë të futbollit, që vazhdimisht kanë pyetur se përse në njeri që është i njohur vetëm për restorantin e tij që shërben biftekë të kriposur, lejohet të futet në fushë, t’i shqetësojë lojtarët e Argjentinës dhe të ketë kontakt me trofeun. /Telegrafi/

Exit mobile version