Salma Hayek mori pjesë në një ditë pazari të relaksuar gjatë ‘Black Friday’ në Los Angeles.
Aktorja 58-vjeçare, e njohur për rolin e saj në “Eternals”, zgjodhi një stil të thjeshtë, por festiv, duke veshur një pulovër të kuqe të errët mbi një bluzë të zezë dhe xhinse të zeza.
Për të ruajtur një profil më të ulët, ajo mbajti një fedora të madhe të zezë dhe grimi i saj ishte natyral, duke theksuar bukurinë e saj të thjeshtë, shkruan DailyMail.
Gjatë shëtitjes në qendrën tregtare në Century City, Hayek u pa duke biseduar me një grua të re dhe duke shijuar një tym, ndërsa asistenti i saj mbante çantën me blerjet.
Edhe pse është një yll i famshëm dhe e martuar me miliarderin François-Henri Pinault, Hayek ka treguar më parë se ndihet nën presion për të fituar paratë e saj, pavarësisht pasurisë së bashkëshortit.
Ajo ka zbuluar se ajo dhe Pinault mbajnë financat e tyre të ndara dhe nuk kishin një marrëveshje paramartesore para martesës së tyre në vitin 2009.
Në një intervistë të kohëve të fundit për “Wall Street Journal”, aktorja theksoi se i pëlqen të bëjë para në mënyrë të pavarur dhe ka ambicie për të arritur më shumë.
Pjesë e këtyre përpjekjeve është puna e saj si producente ekzekutive në serialin e HBO-së “Like Water For Chocolate”, i cili është një ri-adaptim i romanit të njohur të Laura Esquivel. /Telegrafi/