Aktorja e njohur Salma Hayek po shijon pushimet në Ibiza dhe nuk ka hezituar të ndajë disa fotografi edhe me ndjekësit e saj.
Hayek dukej sensacionale në bikini me ngjyrë të verdhë derisa flokët i kishte kapur gërshetë, shkruan DailyMail.
Aktorja e njohur, kishte dalë për një shëtitje me varkë për ta shijuar bregdetin spanjoll.
Megjithatë ishte përshkrimi që mori të gjithë vëmendjen.
“Bikinit e verdha plus flokët e thinjura, kombinim i përkryer”, shkroi ajo në postimin e saj.
Hayek është një personazh shumë i dashur dhe pa komplekse. /Telegrafi/