Kroacia po bëhet gjithnjë e më tepër destinacion i personalitete të ndryshme të botës së hollivudit, por edhe të xhirimit të filmave.
Aktorit të famshëm Owen Wilson i është bashkuar në qytetin e Splitit edhe aktorja Salma Hayek. Ajo mbërriti në Kroaci për të xhirimet e filmit fantashkencë, “Bliss”.
Aktorja mbërriti me një grup të pjesëtarëve të xhirimit të filmit nën masa jashtëzakonisht të larta të sigurimit dhe atë e mbajtën larg syrit të publikut gjatë gjithë kohës.
Në filmin Bliss, Wilson luan Gregin, një njeri i shkurorëzuar kohët e fundit, jeta e të cilit ndryshon kur e takon Isabelen e varfër, e cila jeton në rrugë dhe beson se bota në të cilën jetojmë nuk është e vërtetë.
Skenat duhet të regjistrohen në zemër të Splitit, në Riva dhe Prokurativa, dhe pastaj ekuipazhi i filmit duhet të zhvendoset në Dubrovnik, ku do të vazhdojnë xhirimet e filmit.
Përndryshe, Salma Hayek në Kroaci ishte tashmë në pranverë, kur së bashku me kolegët Ryan Reynolds dhe Samuel L. Jackson mori pjesë në xhirimet e filmit, The Hitman’s Wife Bodyguard. /Telegrafi/
A ovako izgleda kad Salma Hayek odlazi sa seta. Osiguranje i kišobrani da ju se slučajno ne bi snimilo. @DNEVNIKhr #DnevnikNoveTV pic.twitter.com/kmHg67hpWU
— Mario Jurič (@JuricRTL) July 22, 2019