Telegrafi

Salma Hayek ndan me fansat një imazh “të nxehtë” në dush (Foto)

Ndonëse po mbyll dekadën e saj të pestë të jetës, Salma Hayek mbetet një prej yjeve më impresive të Hollywoodit.

Për hir të së vërtetës, aktorja meksikane, e cila ka një prezencë aktive në rrjetet sociale, ndau sot me ndjekësit e saj një fotografi seksi, veshur me rroba banjo.

Në imazhin që mori me mijëra pëlqime dhe shpërndarje, 50-vjeçarja shfaqet duke bërë dush, në një oborr të gjelbëruar, duke shijuar ujin e freskët.

“Gjëja më të mrekullueshme, të mirën e domosdoshme për njerëzit”, ka shkruar aktorja hollivudiane në Instagram.

Ndryshe, Hayekin do ta shohim gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave me një film të ri. /Telegrafi/