Çdo femër e ka këtë gjë në çantën e saj
Aktorja Salma Hayek zbuloi trukun me të cilin mbulon thinjat!
Aktorja amerikane Salma Hayek, e cila ka gjak meksikan në vete, është konsideruar gjithmonë si një nga femrat më të pashme dhe më të bukura të skenës “shumëngjyrëshe” të Hollywoodit.
Shumëkush i kujton aftësitë e saj në aktrim dhe karizmën pas rolit të saj në filmin e famshëm “Nga muzgu dhe agimi”.
Në fund të dekadës së saj të gjashtë, Salma krenohet me moshën e saj. Edhe pse shumë ia atribuuan asaj se iu nënshtrua operacioneve estetike, filerëve dhe trajtimeve të ndryshme, meksikania e famshme në një rast i vuri pikën komenteve të urrejtjes.
Ajo ka publikuar një foto krejtësisht natyrale në të cilën vihet re çdo rrudhë dhe flokë të thinjur. Dhe këtë herë, aktorja vendosi të ndihmojë të gjitha zonjat dhe të zbulojë trukun se si i mbulon thinjat, transmeton Telegrafi.
Në videon që ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Salma Hayek shpjegon sesi i zhduken thinjat në pak minuta kur nuk ka kohë të shkojë te floktari apo stilisti.
“Gjithçka që ju nevojitet është maskara e zezë”. “Kur i bëj vetë flokët, i lyej me maskara”, tregon Salma.
/Telegrafi/