Site icon Telegrafi

Salma Hayek duket tejet sensuale, teksa shijon pushimet e saj verore në një jaht luksoz

Salma Hayek shfaqi me krenari linjat dhe bukurinë e saj natyrale në një set të ri fotografish, në rrjetet sociale.

57-vjeçarja shfaqi dekoltenë e saj me bikini ngjyrë vjollcë dhe një fund shumëngjyrësh.

Ylli i “Magic Mike’s Last Dance” kishte një grim natyral. Flokët e saj të gjata dhe të errëta i kishte lëshuar në valë natyrale, shkruan DailyMail.

Në dy fotografi të tjera, ajo është e mbështetur në shina varke, kundër një muzgu të artë, ndërsa flokët e saj të valëzuar fluturojnë lirshëm në erë. “Ditë e keqe e flokëve apo ditë e flokëve të lirë?”, ajo shkroi pranë fotografive në anglisht dhe spanjisht.

Fansat e saj ishin aq shumë të entuziazmuar nga dukja e saj, sa vërshuan me komente pozitive. /Telegrafi/

Exit mobile version