Telegrafi

Salma Hayek arrin 17 milionë ndjekës në Instagram

Foto: Page Six

Salma Hayek po feston një arritje që ka bërë së fundmi në rrjete sociale: 17 milionë ndjekës në Instagram.

Aktorja, e nominuar për ‘Oscar’, reagoi për lajmin emocionues dhe deklaroi se ishte mirënjohëse për mbështetjen e tyre.

“17 milionë”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë bashkangjitur një ‘emoji’ të zemrës së gjelbër.

Salma Hayek (Foto: Instagram)

Hayek publikoi një seri fotografish, në të cilat tregonin yllin të veshur me një fustan po ashtu ngjyrë të gjelbër.

Dukjen e kompletoi me një gjerdan në qafë e po ashtu edhe me vathë të tillë.

Një foto tjetër përmbante fjalën “Shtatëmbëdhjetë” të shkruar në rërë.

Fansat menjëherë reaguan me komente duke e uruar Salma për arritjen në rrjete sociale e gjithashtu edhe për fotot mahnitëse.

“E keni merituar e dashur”, ka shkruar një person. “Me të vërtetë bukur”, shtoi një tjetër. “E mahnitshme”, vazhdoi tjetri.

Salma Hayek deri më tani ka bërë rreth 1857 postime. /Telegrafi/