Site icon Telegrafi

Salma al-Majidi, trajnerja e parë arabe

Salma al-Majidi, njihet nga FIFA, si femra e parë që udhëheq një skuadër futbolli në botën arabe.

Dashuria e madhe për futbollin ka bërë që ajo t’i përvishet punës dhe ta sigurojë një vend në ekipin e të rinjve të Al Hilal në Sudan.

Në këtë vend ekipet e femrave nuk ekzistojnë fare.

“Është shumë e vështirë që të stërviten të rinjtë, duhet të jem i fortë të përballem me ta”.

Salma ka stërvitur disa klube sudaneze, ndërsa më i njohuri ishte Al Nasr Omdurman në divizionin e tetë.

“Në fillim, shumë lojtarë nuk bashkëpunonin me mua pasi që jam femër”, ka thënë 25 vjeçarja.

Sudanezja ka thënë se në të ardhmen ëndërron që ta drejtojë ekipin kombëtar të femrave të këtij vendi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version