Site icon Telegrafi

Sallova: Vdekja e Deharit mund të sjellë trazira në vend (Video)

Politologu Donik Sallova, druan se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari mund të sjell eskalim të situatës në vend.

Ai ka thënë se vdekja e Deharit mund të bëhet një lloj argumenti i Lëvizjes Vetëvendosje për të protestuar kundër këtij pushtetit.

“Situata do të mund të eskalojë. Vetëvendosje mund të jetë e mllefosur pas vdekjes se Deharit. E vetmja mënyre qe të mbahet situata në kontrollë është qe të zbardhet e vërteta cilado qfotë ajo për vdekjen e Deharit”, ka thënë politologu Sallova.

Sallova në një intervistë për emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel ka thënë se para ndërmarrjes se ndonjë veprimi duhet të priten rezultatet e autopsisë, të cilat do ta zbardhin vdekjen e të riut Dehari.

E sa i përket zërave për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, Sallova vlerëson se PDK ka arsye për një proces të ri zgjedhor. Ky sipas tij, mund të jetë momentumi i fundit kur PDK do të mund të dilte si partia e parë në zgjedhje.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për reformën zgjedhore të iniciuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Reforma zgjedhore sipas tij, nuk do të kishte kuptim pa pjesëmarrjen e opozitës.

Më inicimin e reformës, Thaçi, sipas tij, po synon të faktorizojë rolin e tij. Krejt për fund ai ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Sallova thotë se zgjedhja e Hillari Clinton do të ishte në interes të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Exit mobile version