Në Oskemen të Kazakistanit është hapur një sallon i pazakontë, ku punonjëset e zhveshura stilojnë flokët e meshkujve.
Derisa dy prej tyre kishin vetëm brekët, dy të tjera punonin të zhveshura vetëm me përparëse dhe taka të larta, transmeton Telegrafi.
Në këtë formë, pronarët po përpiqen që të joshin sa më shumë klientë, meqenëse konkurrenca është bërë e madhe.
Mësohet se ato janë valltare ekzotike, të cilat janë mësuar gjatë një trajnimi të prenë dhe krehin flokët.
Pasi është përhapur lajmi për punonjëset e pazakonta, lokali është mbushur me burra që kanë qenë të interesuar t’i shkurtojnë flokët aty. /Telegrafi/