Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”
Përbërësit:
• Sallatë e gjelbër,
• ton-konservë,
• kokrra misri të ziera,
• kaçkavall i prerë në katrorë të vegjël,
• lulelakër e gjelbër (brokoli),
• domate,
• kripë, uthull molle, vaj ulliri.
Përgatitja:
Brokoli vlohet 5 minuta. Toni grimcohet. Mbi fletë sallate të vendosura në pjatë, radhiten domatet e prera në rrathë. Toni, misri dhe kaçkavalli përzihen dhe derdhen në mes të pjatës. Aty këtu vendosen edhe lulet e brokolit. Me përzierje vaji, uthulle dhe kripë, spërkatet sallata disa minuta para servimit./Telegrafi/