Buka e thekur me vaj
Buka e thekur, e ngjyer në vaj, me rreth 220 kalori dhe 10 gramë yndyrë në 50 gramë të bukës, e prish dukshëm bilancin e kalorive. Është më mirë që me sallatë të hani një rriskë bukë, të lyer me një shtresë të hollë të gjalpit. Edhe ajo, në 50 gramë, ka vetëm 110 kalori dhe 3 gramë yndyrë.
Mishi i terur
Edhe pse i shijshëm, mishi i terur është një "bombë" yndyrore. 30 gram mish të terur kanë 185 kalori dhe 19 gramë yndyrë.
Kaçkavalli
Me aromën e tij mjaft të këndshme, përshtatet shumë mirë me sallatën e gjelbër. Dhe ky duket si një kombinim aq i rëndomtë. Por, nëse nuk e keni ditur, me të, sallatës i shtoni edhe një ekstra-racion yndyrë. Sa më i fortë që të jetë kaçkavalli, sasia e yndyrës është shumë më e lartë. Për shembull, 30 gramë të kaçkavallit parmezan përmban 105 kalori dhe 7,5 gramë yndyrë. Por, djathi mocarella, me të njëjtën peshë, në anën tjetër, përmban vetëm 65 kalori dhe 5 gramë yndyrë.
Salca
Assesi mos përdorni salca në shishe. Duhet të dini se ato janë pothuajse gjithmonë shumë përmbajtjesore: çdo lugë e salcës franceze përmban 90 kalori dhe 10 gramë yndyrë, ndërsa salca klasike përmban 95 kalori dhe 11 gramë yndyrë. Salca nga jogurti përmban 70 kalori dhe 3 gramë yndyrë.
Arrat
Thelbi i arrës është burim i vërtetë i yndyrës, i cili i jep një shije të veçantë sallatës. Është i mirë për zemër dhe i pasur me minerale. Me 60 kalori dhe me 4 deri në 7 gramë yndyrë (varësisht prej llojit) në 10 gramë, arrat gjithashtu edhe ju trashin. Më mirë mos i përdorni fare në sallatë!
Ullinjtë
Edhe përkundër, përbërjes së lartë të tharmit yndyror, shumë të rëndësishëm për jetën, përdorimi i ullinjve, megjithatë, duhet të bëhet me masë, pasi 20 gramë ullinj të zinj përmbajnë 70 kalori dhe 7 gramë yndyrë. Ulliri i gjelbër është paksa më i lehtë dhe ka 30 kalori dhe 3 gramë yndyrë. /Telegrafi/