Site icon Telegrafi

Sallat e operacionit në QKUK po punojnë sipas programit operativ

Puna në sallat e operacionit në QKUK po zhvillohet sipas programit operativ të paraparë nga klinikat kirurgjike.

Zyra për medie SHSKUK ka njoftuar se Barnatorja Qendrore është furnizuar me 7000 copë ampula Fentanyl 50mcg/ml; 2ml dhe menjëherë janë distribuar në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv Qendror.

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë konfirmon që rastet të cilat kanë qenë në program janë kryer sipas planit të paraparë dhe puna po zhvillohet normalisht në klinika. /Telegrafi/

Exit mobile version