Për luftën kundër korrupsionit, që është pengesa më e madhe dhe se si duhet parë ardhja e ekipit amerikan të sanksioneve në Maqedoninë e Veriut, anëtari i Komisionit për Antikorrupsion, Shemsi Sallai për “10 Minuta” tha se ekipi i Uashingtonit është i mirëpritur, por nga ana tjetër është penduar që sa herë kemi situata të tilla duhet të vijë dikush nga jashtë për të na ndihmuar.
“Ky ekip duhet të ndërhyjë në vendimet apo në mosekzekutimin e punës së organeve që duhet të veprojnë, d.m.th. në drejtësi duhet të shohin pse zvarriten procedurat, pse nuk veprohet në kohë, sepse është e kuptueshme nëse zvarritet një proces në prokurori, pse kanë faza para hetimore, por nuk është e kuptueshme nëse rasti ka vite në sirtar, kemi pas raste për të cilat ka 3-4 vjet që nuk është marrë asnjë masë, rasti është në sirtar, këtu ka elementë korruptive që mund të hetohen”, thotë Shemsi Sallai./Telegrafi/