Salla e kontrollit në Çernobil do të hapet për turistët më shumë se 30 vjet pas katastrofës – pavarësisht se ende ka 40,000 herë më shumë se nivelet normale të rrezatimit.
Kështu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vizitorët e veshur me kostume mbrojtëse dhe maska do të jenë në gjendje të shikojnë rreth dhomës së kontrollit të Njësisë 4 në Centralin Bërthamor të Çernobilit, aty ku filloi katastrofa.
Por siç thuhet tutje, ata do të mund të qëndrojnë aty vetëm për pesë minuta.
Mediumi britanik DailyMail shkruan se imazhet e rralla dhe apokaliptike zbulojnë dhomën, ku në vitin 1986 personeli i uzinës bëri një seri gabimesh fatale dhe më pas humbi betejën duke provuar të parandalonte katastrofën.
Aleksandr Novikov, zëvendësdrejtori i drejtorit teknik i uzinës në Chernobyl tha: “Leonid Toptunov i cili ishte në detyrë atë natë ishte shoku im”.
“Ai ndihmoi për të luftuar me pasojat. Ai pompoi ujë në reaktorin e rrënuar pas shpërthimit dhe vdiq tre javë më vonë”.
Pas publikimit të serisë HBO Chernobyl, vendi u bë një nga destinacionet më të njohura në mesin e turistëve në të gjithë botën.
Dhe Agjencia Shtetërore e Ukrainës për Menaxhimin e Zonës po harton 21 rrugët e reja turistike për të ushqyer interesin në rritje.
Një nga rrugët e reja do të dërgojë turistët brenda dhomës së kontrollit ku filloi katastrofa.
Salla e kontrollit është në njësinë 4, ku shpërtheu reaktori bërthamor. Rrezatimi në dhomë aktualisht tejkalon kufijtë normalë për 40,000 herë. /Telegrafi/