Pas 19 vitesh Kinoja e Ish Armatës jugosllave iu dha komunës së Prishtinës. Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti.
Marrëveshja u nënshkrua sot nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe kryetari i komunës Shpend Ahmeti.
Yagcilar gjatë zyrtarizmit të marrëveshjes ka thënë se pas marrjes së sallës që ishte nën menaxhimin e EULEX-it, kanë biseduar me kryetarin e Prishtinë, Shpend Ahmetin që të arrijnë një marrëveshje që salla e Armatës të menaxhohet nga komuna e Prishtinës në koordinim me MAP-in.
Ai tha se e kanë të nevojshme që ajo sallë të shfrytëzohet për qytetarët dhe institucionet, për aktivitete të ndryshme kulturore.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës , Shpend Ahmeti ka kujtuar me nostalgji fëmijërinë e tij teksa tregoi se në këtë sallë ka ardhur shpesh kur ka qenë i vogël.
Ai tha se pas bërjes publike në rrjetet sociale për këtë marrëveshje me MAP ka pranuar shumë komente nga artistë të ndryshëm nga vendi ku ka marr mbështetje.
Kjo marrëveshje është bërë për një vit por me mundësi vazhdimi edhe për 10 vjet tjera.
“ Vet këtu personalisht kam ardhur shumë shpesh në këtë kinema kur kam qenë i vogël dhe ku jam rritur në Prishtinë, por me të vërtetë është gëzim tepër i madh sot që mund ta shfrytëzojmë këtë sallë. Ky memorandum është për një periudhë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe dhjetë vjet të tjera dhe ne si komunë zotohemi se ashtu siç e kemi marrë do ta kthejmë , ndoshta edhe në gjendje më të mirë, tha Ahmeti. /Telegrafi/