Site icon Telegrafi

Saliu: Të gjitha zjarret në Maqedoni janë nën kontroll

Gjendja me zjarret në Maqedoni është nën kontroll. Zjarre ka vetëm në disa vende, ku digjen pemë të ulëta dhe barë i thtë, informoi sot drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), Shaban Saliu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zjarr ka në fshatin Volçe, i cili priet të lokalizohet brenda ditës. Aktiv zjarri është në fshatrat Dren dhe Smollçani në Prilep, ku poashtu po merren masa. Zjarr i ri është paraqitur para një ore në Katllanovë në fshatin Gradmanci”, tha Saliu.

Ai informoi se në shuarjen e zjarreve prej nesër do të kyçen edhe traktorë nga Izraeli, të cilët kanë ardhur me personel prej 24 personave të trajnuar.

Deri tani përkrah helikopterit të ARM-së i cili akoma është aktiv në shuarjen e zjarreve, janë shfrytëzuar edhe helikopterë nga Bullgaria dhe Turqia.

Saliu tha që zjarret të mos përzihen me politikë dhe apeloi të lejohet që DMSH ta bëjë punën e saj./Telegrafi/

Exit mobile version