Site icon Telegrafi

Saliji: Këto ditë do të dërgohet kërkesa për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, sot deklaroi se këto ditë zyrtarisht do të dorëzohen dokumentet për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit nga Greqia.

Saliji i cili ishte pjesëmarrës në prezantimin e raportit për bashkëpunim me Akademinë Kombëtare për Drejtësi në Francë, vërtetoi se Gjykata Penale më 1 nëntor ka kompletuar dokumentet e nevojshme për ekstradim dhe i ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë për procedurë të mëtejme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grujevski dhe Boshkovski janë në paraburgim në Selanik. Ata dy herë kanë dalur para gjykatës për shkak të pasaportave të rrejshme që kanë poseduar, por për shkak të mungesës së përkthyesit seanca e radhës është caktuar për më 1 dhjetor.

Grujevski dhe Boshkovski akuzohen nga PSP për përgjimet e paligjshme dhe për shkatërrim të sistemit për përgjim në rastet të njohura në opinion si “Fortesa”, “Shënjestra” dhe “Fortesa 2”./Telegrafi/

Exit mobile version