Site icon Telegrafi

Saliji: Këshilli për reforma në gjyqësi në Maqedoni funksionon në mënyrë aktive

Siç duket ministrit të Drejtësisë, Bilen Salijit nuk i bëjnë përshtypje dorëheqjet nga Këshilli për reforma në drejtësi, edhe pse dy eskpertë të pavarur tashmë janë larguar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tij për TV24, kuptohet se Saliji nuk ka ndonjë informatë për dorëheqjen e Mirjana Najçevskës dhe thotë se Këshilli do të vazhdojë të funksionojë në mënyrë aktive.

Njiherit, Saliji demanton pohimet që Këshilli është vetëm një mjet që hap rrugën për miratimin e ligjeve të pushtetit./Telegrafi/

Exit mobile version