Site icon Telegrafi

Saliji: Gjermania në vazhdimësi e ka mbështetur Maqedoninë

Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji në takimin e sotëm me ambasadoren gjermane në Maqedoni, Christine Althauser ka informuar për hapat që janë ndërmarrë nga Ministria dikasteriale dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë drejt realizimit të qëllimit kryesor, integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, ministri Saliji e ka falënderuar ambasadoren dhe shtetin gjerman për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen për Maqedoninë dhe për qytetarët e saj.

Ambasadorja Althauser ka dërguar urime deri te ministri për emërimin e tij në këtë funksion dhe e ka shprehur gatishmërinë e saj, si dhe të shtetit gjerman për mbështetje të reformave të parashikuara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, reforma të cilat duhet ta plotësojnë këtë frymë të re të krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura vitin e kaluar, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version