“Kam shkuar jo më pak se 10 herë në ambasadën turke në Kosovë për të kërkuar përkrahje për këtë turne i cili bëhet për kryeministrin e tyre dhe asnjëherë nuk kanë shprehur gatishmërinë të më përkrahin. Ndërsa kjo ka ndodhur për faktin se aty punojnë disa persona të cilat më herët kanë qenë pjesë e shërbimit informativ të Serbisë dhe të cilët urrejnë suksesin tim. Këtë dua ta bëj publike tani dhe ndoshta do të vij koha që do të dal edhe me emra”, ka thënë Salihu për Zërin.
“Sidoqoftë kjo është vetëm një pengesë e radhës në planin tim pasi mua asnjëherë nuk më ka dështuar asnjë turne. Besoj që edhe këtë do ta mbaj. Kam qenë te ministri dhe ai si gjithherë më ka premtuar se do të më ndihmojë edhe kësaj radhe”. Salihu ka vendosur që të këtë turne ta organizojë në ambient të hapur, në sheshin “Zahir Pajaziti” me 22 prill, ku do të kenë mundësi që të gjithë qytetarët të shijojnë një spektakël sportiv. I tërë organizimi pritet të kushtojë rreth 9 mijë euro. /Telegrafi/