Site icon Telegrafi

Deputeti i PSD-së thotë se Albin Kurti mund ta udhëheqë dialogun me Serbinë (Video)

Salih Salihu, deputet nga Partia Social Demokrate ka deklaruar se askush pos Kuvendit nuk mund të merr vendime të rëndësishme për Kosovën.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, tha se Hashim Thaçi si duket po e di rezultatin negativ nga dialogu.

“Hashim Thaçi si duket e din rezultatin e dialogut, prandaj po thotë se do të ketë rezultate të dhimbshme”.

Deputeti Salihu ka thënë se është i pranueshëm çdokush që vjen nga partitë opozitare për t’a udhëhequr dialogun.

“Duhet të zgjedhim njeriun në krye të këtij dialogu, dhe ai duhet të jetë nga opozita pavarësisht kush është”, ka deklaruar deputeti i PSD-së duke mos përjashtuar në këtë opsion as Albin Kurtin.

Ai ka thënë se ky personalitet duhet në mënyrë të vazhdueshme ta mbikëqyr ecjen e procesit të dialogut.

“Aty ku thyhen parimet themelore nga platforma shtetërore, e cila më parë duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës, aty mu kthye Kuvendi dhe me debatua për këto çështje”, ka shtuar më tej deputeti Salihu, përcjell Telegrafi.

Deputeti opozitar ka thënë se partitë duhet të pajton për formimin e një komisioni për të mbikëqyrur dialogun.

“Partitë duhet të pajton për formimin e një komisioni për të monitoruar dialogun, dhe në krye të këtij komisioni të jetë dikush nga opozita. Kështu do të kemi gjithë përfshirje, sepse nuk na lejohet me gabua sepse mjaft kemi gabuar deri tash”.

Sipas deputetit tw PSD-së, fatin e Kosovës nuk guxojmë me ja lënë në dorë Hashim Thaçit.

“Nuk guxojmë një njeriu me ja lënë në dorë fatin e Kosovës, kur e dimë aq më tepër se akuzohet për disa gjëra që shpresojmë të mos jen të vërteta” ka deklaruar më tej deputeti Salihu duke nënkuptuar presidentin Thaçi./Telegrafi/

Exit mobile version