Site icon Telegrafi

Salihu: Kemi dështuar në hulumtimin e krimeve të luftës (Video)

Ismet Salihu nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës e pranoi se institucionet kosovare kanë dështuar në këtë fushë.

18 vjet pas përfundimit të luftës, institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të bëjnë përmbledhjen e gjitha të dhënave për krimet e kryera dhe dëmet që janë nga lufta e fundit 1998-99.

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë” që nga viti 2012 Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës nuk ka arritur t`i hulumtojë të gjitha ato çfarë ndodhën gjatë luftës së fundit.

Ismet Salihu, e pranon se nuk kanë arritur të mbledhin gjitha të dhënat. Ai thotë se nuk kanë pasur kushtet për të vepruar.

“Ka mbetur pa u bërë shumë, duhet të vazhdojë hulumtimi për vrasjet, për të pagjeturit, duhet të vazhdojë hulumtimi për dhunimet, pasi këtu vetëm kemi pas në plan sepse s`kemi mundur me punu më shumë. Duhet të vazhdojë hulumtimi për kampet e përqendrimit, eksodin, deportimin me dhunë të afër 1 milion shqiptarëve. Duhet të bëhet hulumtimi i dëmeve ekonomike që ka shkaktuar agresioni serb në Kosovë, janë djegur, rrënuar e rrafshuar mbi 100 mijë shtëpi”, ka treguar Salihu.

Sipas tij është dështim i madh i të gjitha institucioneve të Kosovës që s`kanë mundur të bëjnë me shumë në grumbullimin e të dhënave nga terreni për të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga lufta e fundit.

Exit mobile version