Site icon Telegrafi

Salihu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës

Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu ka njoftuar për dorëheqje nga posti i tij i deritashëm.

Në njoftimin e dorëheqjes, Salihu ka përmendur një sërë arsyetimesh, por si kryesorin, ai ka përmendur njëanshmërinë në vendimmarrje, të cilat sipas tij e zhvlerësojnë marrëveshjen dhe e bëjnë atë të padobishme.

“Është një veprim që e ndërmarr pas një analize të gjatë të gjithë aktivitetit të deritanishëm në zbatim të marrëveshjes dhe angazhimit tim personal dhe te forcës politike që përfaqësoj. Një bashkëpunim apo marrëveshje, mund të funksionoj për sa kohë përpjekjet dhe kontributi i palëve është reciprok dhe proporcional”, ka shkruar Salihu në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version