“Ne jemi të bindur dhe besojmë fuqishëm se FIFA përfundimisht do të na jep lejen për të luajtur, sipas fjalëve që na ka dhënë kreu i saj, Sepp Blatter”, ka deklaruar për Arenën sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, duke iu kundërpërgjigj kështu sekretarit të FSS-së, Zoran Lakoviq, i cili të dielën deklaroi se FIFA do t’i thotë ‘Jo’ Kosovës.
Krerët e FFK-së më 10 janar do të ulen edhe njëherë në një tavolinë me udhëheqësit e FSS-së, të cilin takim do ta ndërmjetësojë presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter. Ky do të jetë takimi i fundit mes palëve, para se FIFA të vendosë rreth kërkesës së Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare. Vendimin final rreth kësaj kërkese të palës kosovare do ta merr më 13 janar Komisioni për Çështje Urgjente i FIFA-s. /Tribuna/Telegrafi/