Site icon Telegrafi

Salihu: Ata lojtarë që kanë dashur të luajë për Kosovën kanë bërë kërkesën

Përfaqësuesja e Kosovës më 5 shtator do ta luajë ndeshjen e parë eliminatore të Kampionatit Botëror ndaj Finlandës.

Kosova do të luajë këtë takim në qytetin Turku me ekipin finlandez dhe në Hotelin Emerald u zhvillua konferenca për media.

Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu sqaroi situatën e lojtarëve që kanë mundur dhe mund të luajnë për Kosovën, transmeton Gazetaolle.com.

“Kemi kërkuar nga FIFA para Euro 2016 që të na tregojnë cilët lojtarë kanë të drejtë të luajnë për Kosovën. Përgjigjja ka qenë se është se vendimin e jap komiteti për lojtarët. Ai komitet nuk na është përgjigjur, të gjithë lojtarët kanë qenë të njoftuar. Shkresat se është shkruar vendim është e pasaktë. Secili lojtarë duhet të bëjë kërkesë. Ata lojtarë që kanë dashur të luajë për Kosovën kanë bërë kërkesën”, deklaroi Salihu.

Exit mobile version