Telegrafi

Salihi shkon në Kinë

Sulmuesi shkodran kishte ndërprerë marrëdhëniet me ish-klubin e tij, D.C. United dhe prej disa ditësh ishte në kërkim të një klubi të ri, raporton Sporti Shqiptar.

Lajmi se Salihi do të transferohej në Kinë u bë publik disa ditë më parë, ndërsa ai ishte në bisedime me Tianjin Teda, që drejtohet nga ish-trajneri i kuqezinjve, Josip Kuzhe.

Megjithatë, duket se sulmuesi shqiptar nuk ka rënë dakord me drejtuesit e këtij klubi, ndërsa dje ai ka gjetur akordin me Jiangsu Sainty, e cila vitin e kaluar u rendit në vendin e dytë të kampionatit kinez, me 4 pikë më pak se kampionët e Guangzhu.

Salihi sot do t’i bashkohet ekipit të tij të ri në Turqi për të kryer fazën përgatitore, ndërsa për momentin nuk jepen të tjera të dhëna për transferimin e shkodranit te Jiangsu.

Ai nuk mundi të dallonte me paraqitjet e tij te D.C. United, ndërsa sezonin e shkuar shënoi vetëm 6 gola në 22 takime. Në bazë të këtyre shifrave, trajneri Ben Olsen e nxori jashtë planeve të tij lojtarin shqiptar. /Telegrafi/