Telegrafi

Salihi shënon golin e 15-të në Austri

Sulmuesi shqiptar, Hamdi Salihi ka vazhduar me formë të mirë në Ligën e Parë të Austrisë.

Ish-anëtari i Skënderbeut të Korçës po aktivizohet tek skuadra Neustadt ka shënuar rregullisht në Austri.

E në ndeshjen ndaj BW Linz, Salihi ishte si gjithmonë titullar për skuadrën e tij dhe bëri mjaftë mirë në këtë përballje.

Neustadt arriti të fitojë ndeshjen me rezultat 6-3 në një 90 minutësh ku kishte shumë rikthime në rezultate.

Goli i tretë për vendasit u shënua pikërisht nga Salihi në minutën e 35-të për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë 3-2.

Salihi luajti 90 minuta të plota në këtë ndeshje, dhe arriti të shënojë golin e 15-të në Austri.

Neustadt u rikthye gjithashtu tek fitoret pas dy barazimeve dhe një humbje, ndërsa me këtë trepikësh zë pozitën e dytë me 38 pikë.

Salihi aktualisht zë pozitën e parë në listën e golashënuesve me 15 gola por këtë pozitë e ndanë me austriakun Chabbi që ka shënuar numër të njëjtë të golave. /Telegrafi/
noi