Telegrafi

Salihi nuk ka të ndalur, dy gola në fitoren e Neustadt (Video)

Hamdi Salihi i ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij Neustadt përballë Austria Lustenaut me rezultat 3:2.

Shkodranit iu deshën vetëm 14 minuta që të shënojë dy herë.

Pasi ekipi kundërshtar kishte kaluar në avantazh që në minutën e 6, ish-sulmuesi i Kombëtares ka barazuar shifrat në minutën e 11.

Pas 14 minutave e gjeti edhe një herë rrjetën duke shënuar nga pika e bardhë.

Kur rezultati ishte 3-1, ai u largua nga loja.

Ky është goli i tretë në kaq ndeshje për Salihin, ndërsa skuadra e tij e kryeson kampionatin me 9 pikë në tri ndeshje. /Telegrafi/