“Po, jam gati të luaj. Me Bosnjën kam hesape të vjetra, sepse në ndeshjen e kaluar pata shumë raste dhe i shpërdorova”, ka thënë Salihi në konferencën e shtypit në Zenicë.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve e zhvilluar në Qemal Stafa kishte përfunduar me barazim 1-1, në të cilën ndeshje Salihi mes shumë rasteve goditi edhe traversën. /Telegrafi/