Telegrafi

Salihi gjen golin e parë në Austri, shënon me kokë në fitoren e Neustadt (Video)

Pas debutimit që në ndeshjen e parë me Neustad për Hamdi Salihin ka ardhur edhe goli i parë me austriakët.

Neustad ka fituar ndaj Linz me rezultatin e thellë 4-0, ku shkodrani ka shënuar golin e dytë në minutën e 33, ndërsa në minutën e 76 ai është zëvendësuar.

Sulmuesi mori një harkim në zonë dhe me kokë nga 12-13 metra qëlloi portën.

Mesa duket Salihi është ambientuar shumë shpejt me ekipin, por edhe ka marrë pëlqimin e trajnerit, pasi në dy ndeshjet ai e ka filluar si startues.

Neustad udhëheq kampionatin me 6 pikë.

Salihi në sezonin e shkuar ka luajtur me Skënderbeun e Korçës. /Sportal.al/