Mesfushori spanjoll Rodri është bërë shumë i kërkuar nga skuadrat e mëdha.
Manchester City dhe Arsenal ishin dy gjigantët anglez që kanë shprehur interesim për mesfushorin e Atletico Madrid.
Por së fundmi garës iu ka bashkuar edhe kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munich.
Madje mediat gjermane kanë raportuar se drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic ka udhëtuar drejt Madridit.
Boshnjaku synon ta bind klubin madrilen për ta lënë të lirë mesfushorin qendror.
Bayerni është gati të ofrojë 70 milionë për transferimin e 22-vjeçarit në Allianz Arena.
Kujtojmë që Atletico dhe Bayerni kanë marrëdhënie të mira, pasi këtë verë bavarezëve do t’i bashkohet Lucas Hernandez pikërisht nga Atletico. /Telegrafi/